Veprimi i fundit i Kim Kardashian që i vendosi njëherë e mirë vulën ndarjes me Kanye West!

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe.

Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit.

Është mësuar poashtu se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë.

“Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

Por, duket se edhe Kim i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj.

Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim është tejet e emocionuar për punën me “Hulu”.

Ndjekësit detajistë të çiftit kanë vënë re se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e ka hequr përfundimisht unazën me gur gjigant të martesës dhe në fotot e fundit në Instagram është shfaqur pa të.

Me këtë veprim, Kim ka dashur të tregojë se që tani Kanye i përket të kaluarës së saj dhe duket se këtë herë, gjërat mes çiftit s’do të rregullohen më!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme