Veprimi i Victoria Beckham po prek zemrat e të gjithëve

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 20:43 | Nga

Ish-pjesëtare e grupit muzikor “Spice Girls”, një nënë dhe grua e përkushtuar.

Victoria  Beckham këto ditë ka fluturuar drejt Afrikës, aktualisht në Kenya, në një udhëtim bamirësie në mbështetje të Sports Relief.

Victoria Beckham ka publikuar foto dhe video në profilin e saj në Instagram, ku duket shumë e lumtur pranë vajzave dhe grave, me të cilat po organizon disa ndihma humanitare për banorët e zonës dhe të komunitetit.

Duke folur për organizatën, Victoria ka rrëfyer për përvojën e saj aty: “unë jam këtu vetëm për vajzat, do të diskutojmë e do të mësojmë rreth boksit. Është shumë interesante, vajzat kanë ëndrra të mëdha! Unë jam takuar me avokate të ardhshme, mjeke, inxhiniere, artiste dhe kirurge. Unë po mësoj shumë nga ato.”
43 vjeçarja ka postuar gjtihashtu nje video shumë të ëmbël, me një foshnje të porsalindur në krahë, të cilën e përkëdhel dhe i flet me ëmbëlsi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme