‘Vera andrron Detin’ fiton çmimin ‘Tokyo Grand Prix’

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Filmi kosovar ‘Vera andrron Detin’ me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha ka fituar çmimin ‘Çmimi i madh i Tokios’ në festivalin ndërkombëtar të Tokios.

E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim, por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

‘Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.

Të ngjashme