Vesa Luma: Ka shumë këngë që i kam realizuar këtë vit dhe i kam hedhur në kosh të plehrave

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, sivjet u rikthye në vendlindje pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë.

Fillimisht ajo qëndroi për ca kohë në Kosovë, ndërsa tani është larguar te familja e bashkëshortit në Shqipëri.

E teksa ndodhet atje, Vesa u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në Instagram, që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilës më pas ajo do t’i përgjigjej.

Një nga ndjekësit e kishte pyetur këngëtaren nga Prishtina se kur do të sjell një këngë të re, gjersa Vesa e befasoi me përgjigjen duke thënë se ka realizuar sivjet disa këngë, por që nuk i ka parë të përshtatshme për publikim.

“Çdo këngë që e kam realizuar deri tash e kam pasur për qëllim të i rezistojë kohës…kam shumë këngë që i kam realizuar këtë vit e që i kam hedhur në kosh të plehrave – thjeshtë s’kanë qenë ato të duhurat…tash që jam në tokën time besoj edhe frymëzimi është më pozitiv”, ka shkruar Luma.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Vesa përndryshe është e njohur për një varg hitesh si: “Amanet”, “Jemi dhe s’jemi”, “Boom” (bashkëpunim me Big Bastën), e shumë këngë të tjera që kanë lënë gjurmë ndër vite.

Ndërkohë, kënga e fundit që ajo ka sjell për publikun mbetet “S’paska qenë e shkrume” në marsin e vitit 2019, bashkëpunim me këngëtarin Denik Prizreni. 

Të ngjashme