Vesa Luma: Kritikon ashpër portalet për publikimin e videos së Astrit Deharit (Foto)

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 09:26 | Nga

Këngëtarja Vesa Luma ka pak kohë që i është rikthyer muzikës me dy projekte të reja muzikore, pas një pauze të shkurtër për-shkak të shtatzënësisë së saj.

Mirëpo, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Ndonëse tash e disa vite jeton në Tiranë, Vesa prapëseprapë është shumë e lidhur me Prishtinën, dhe nuk mund t’i mbesin anash as zhvillimet që ndodhin këtu.

Së fundmi, këngëtarja ka shprehur shqetësimin e saj për atë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Prizrenit, ku aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, kishte ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Por Vesa mllefin më të madh e ka me disa prej portaleve online, të cilat së fundmi kanë publikuar videon, e cila shfaq gjendjen e tmerrshme të Astritit pak minuta para vdekjes.

Këngëtarja ka shkruar një status në Facebook, duke e cilësuar këtë gjest si të turpshëm dhe aspak njerëzor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme