Vesa Luma ua prezanton miqve bukuritë shqiptare

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Vesa Luma publikoi pamje të vendeve më të bukura shqiptare.

Vesa Luma tash e një kohë po jeton në Zelandë të Re bashkë me bashkëshortin dhe djalin.

Por, këngëtarja herë pas here tregon publikisht se ka mall për vendlindjen, të cilën e viziton kurdo që i jepet mundësia.

Përmes disa postimeve në Instagram, Vesa ka prezantuar për miqtë e saj vendet më të bukura shqiptare.“Të dashur miq, më lejoni t’ju prezantoj vendin tim të bukur me pamje peizazhi marramendëse dhe peizazhe të bukura që mund t’i admironi nga distanca dhe ndoshta mund ta shihni atë me sytë tuaj këtë vit. Këto janë qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Vesa Luma së fundi ka paralajmëruar bashkëpunimin e shumëpritur me Big Bastën./ln

Të ngjashme