Veton Surroi mbjellë flokët (Foto)

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 13:38 | Nga

Gazetari Veton Surroi po vazhdon të investojë në look’un e tij. Pos paraqitjeve të shpeshta nga bregdeti, ku pozon me veshje plazhi, këto ditë vere Surroi është shfaqur me një pamje të re. Ka mbjellë flokët.

Veton Surroi po gjen mënyra për të mbetur aktual. Pas largimit nga politika dhe gazetaria aktive, Surroi i ishte rrekur shkrimit të librave.

Por përveç angazhimeve intelektuale, ai di të befasojë edhe me paraqitjet e tij ku në plan të parë është aspekti estetik. Në media shpesh paraqiten fotografi të tij nga bregdeti shqiptar. Disa herë fotografitë e tij me rroba plazhi kanë dalë në media. Por, tani Surroi, bie në sy me diçka tjetër. Ka mbjellë flokët, shkruan Gazeta Express.

Mbjellja e flokëve është mjaft trendi kohëve të fundit. Më parë këtë e kanë bërë edhe disa pronarë mediash. Kështu Surroi u është bashkangjitur mogulëve medialë Rrahim Pacollit, pronar i portalit “Arbresh” dhe Faton Shoshit, pronar i portalit “Indeksonline”.

Megjithatë, emrat e lartpërmendur nuk janë të vetmit që po mbjellin flokët. Edhe shumë emra të njohur të estradës kosovare, e më gjerë, po e bëjnë një gjë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme