Vetura luksoze e Michy Batshuayit në vlerë prej 320 mijë eurosh

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti belg, Michy Batshuayi, nuk përjashtohet nga trendi i lojtarëve që pëlqejnë vetura luksoze.

Një nga automjetet që i posedon sulmuesi i Chelseat është modeli klasik britanik, Rolls Royce Dawn.

Vetura ekstravagante është më një çmim aspak të lirë. Ajo kushton 275.000 funte (318.610 euro).

Mirëpo, pasi nënshkroi kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 23 milionë funtesh (26.5 milionë euro), kjo vlerë nuk mund të konsiderohet e shtrenjtë për të.

Mjafton që Batshuayi t’i zhvillojë tri ndeshje në fushë (në raport me pagën te Chelsea) dhe e paguan këtë Rolls Royce.

View this post on Instagram

Never look back 🔜

A post shared by Michy Batshuayi (@mbatshuayi) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme