Victoria Beckham sjell pozën e njëjtë sikur e kishte realizuar gjatë karrierës në “Spice Girls”

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Victoria Beckham është ndër personazhet me famë ndërkombëtare që njihet për stilin e veçantë që ka.

Ajo në rrjete sociale është shumë aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme poza interesante, shkruan Daily Mail.

Së fundmi ajo ka zgjedhur që të realizojë një fotografi, e cila ngjason sikur një tjetër e realizuar vite më parë.

Një pozë e tillë është parë gjatë kohës kur ishte në kulmin e karrierës me muzikë, në grupin “Spice Girls”.

47-vjeçarja zgjodhi të vishet me të zeza, duke vënë në pah kështu edhe fizikun e formësuar trupor.

“Duke shpresuar që të gjithë të keni një të shtunë të mrekullueshme”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë theksojmë se ditë më parë ajo mori vëmendje me disa postime për ditëlindjen e partnerit të saj, David.

Të ngjashme