Victoria Beckham: Nuk do të ketë turne të “Spice Girls”

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 12:35 | Nga

Përkundër se ishte përfolur për një turne të grupit “Spice Girl” kjo gjë nuk pritet të ndodhë, transmeton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar Victoria Beckham, e cila ka hedhur poshtë mundësinë e ribashkimit të grupit të vajzave.

“Nuk do të shkoj në turne. As vajzat nuk do të nisen në turne”, ka thënë ajo në një prononcim për revistën Vogue.

“Çfarë do të përfaqësojë kjo në të ardhmen? Si duket kjo? Ne vetëm po japim ide”, ka thënë Victoria.

Anëtaret e “Spice Girls” ishin takuar në javën e kaluar, ndërsa në rrjetet sociale kishin publikuar fotografi duke thënë se dëshironin të punojnë sërish bashkë dhe të ringjallnin moton e tyre të dikurshme: “Fuqia femërore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme