Vildane Zeneli rrëfen për vështirësitë e jetës, thotë se ende s’e ka gjetur personin e zemrës

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Modelja shqiptare ka rrëfyer se nuk është në një lidhje momentalisht.

“Jo nuk jam në një lidhje“, tha ajo në një intervistë për “Prive”.

Vildanja rrëfeu edhe periudhat më të vështira të jetës së saj kur e ëma u sëmur me kancer në gjoks ndërsa babai pati probleme me zemrën.

“Kam pasur disa periudha të vështira në jetë. Unë kam lindur në Prishtinë dhe kur isha e vogël përjetova luftën. Mami ka pasur kancer në gjoks dhe shpenzuar shumë kohë. Shkoja në shkollë dhe pas shkollës tek mami, mësoja në spital dhe flija aty. Në mëngjes shkoja ndërrohesha në shtëpi dhe më pas në shkollë. Ishte rutinë derisa mami mbaroi kimoterapitë.

Babai ka pas probleme në zemër. Ishte në spital 9 muaj rresht dhe mbahej në jetë me 24 aparate. Zemra i punonte 15% dhe mbas 9 muajve gjeti një donator. Ishte shumë fat dhe ndërroi zemrën. Operacioni  ishte i vështirë, 24 orë. Nuk e dinim nëse do të dilte i gjallë apo jo. E ka përballur dhe është i fortë“, tregoi modelja.

Ndërsa zbuloi edhe personat që do më së shumti në jetë.

 “Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi“, u shpreh ajo.

Të ngjashme