Vitet kalojnë ndërsa ajo mbetet e njëjta – ndryshimet e Beyonce në dukjet e saj

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Beyonce është duke festuar 25-vjetorin e pjesëmarrjes së saj në industrinë muzikore.

Ajo fillimisht në skenë debutoi në vitin 1995, përmes grupit të atëhershëm Destiny’s Child, shkruan Mirror.

Që nga ajo kohë, bukuroshja brune ka ndryshuar shumë në dukjen e saj, përmes stilit të flokëve, veshjeve.

Derisa Beyonce ende nuk i ka hyrë ndërhyrjeve kirurgjike, ekspertët e bukurisë tregojnë se ajo është kujdesur mjaft shumë për veten.

“Duke parë imazhet e saj të mëparshme, mund te themi se ajo ka përdorur procedura natyrale për paraqitjen”, ka thënë njëri ndër ekspertët.

Andaj, në disa imazhe të mëposhtme shihet se si ajo ka ndryshuar ndër vite, teksa vitet kalojnë, ajo bëhet edhe më tërheqëse.


Të ngjashme