Vjollca Haxhiu vjen me këngën e re

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Vjollca Haxhiu ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur erdhi me projektin e titulluar ‘’Dashnia e re’’, të cilën e solli të realizuar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës janë kujdesur Avni Qahili dhe Ghulo ndërsa për muzikën dhe orkestrimin Nexhat Mujovi i njohur si Virusi.

Videoklipi i kësaj kënge që për temë ka dashurinë, është i tëri i realizuar në një skenë ndërsa Vjollca shkëlqen me paraqitjen e saj.

Gjersa në muzikë është mjaft aktive me projekte mjaft të suksesshme, Vjollca duket të jetë mjaft rehat edhe sa i përket jetës private.

Megjithëse vet nuk ka folur asnjëherë, mediat kanë raportuar se bukuroshja po shijon prej vitesh lidhjen e saj të dashurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme