Vjollca tregon si dukej në moshën 16 vjeçare, fansat e pëlqejnë më shumë pamjen natyrale të saj (Foto)

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja, Luana Vjollca, padyshim që shpesh bëhet motivim për fansat.

Ajo për vite me radhë ka qenë aktive në paraqitjet televizive, përfshirë edhe me prurjet e reja muzikore.

Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh të realizuar para 13 vitesh.

“13 vite më parë. Duke pozuar për kopertinën e revistës Jeta”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Në imazhin e parë shihej me bikini derisa kafshonte një copë shalqiri, kurse në postimin e dytë ajo solli pamje nga trupi i saj.

Nuk ishte e mundur që fansat të mos reagonin, ku një shumicë e tyre e preferonin bukuroshen me pamje natyrale.

Vlen të përmendet se Luana gjithmonë akuzohet për ndërhyrjet kirurgjike, në fytyrë dhe në trup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme