Vjosa Osmani publikon video me këngën e Dua Lipës në veturë

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron këto ditë në vizitë zyrtare në Gjermani.

Ajo ndodhet sot (e mërkurë) në ditën e saj të dytë të vizitës zyrtare në Berlin, teksa e shoqëruar nga eskorta gjermane, Osmani duket se zgjedh me kujdes muzikën që dëshiron të dëgjojë në veturën e saj.

E kur jemi te shijet muzikore, duket se presidentja preferon të dëgjojë artistët vendorë me nam ndërkombëtar.

Në një video të publikuar së fundmi në InsatStory, Vjosa ka publikuar pamje nga përbrenda veturës së saj, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Levitating” e Dua Lipës, e cila është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”.

“Duke filluar ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë me të parë këtë video, Dua e rishpërndau me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët janë plot 72.1 milionë në këtë rrjet social.

“Presidentja jonë e di se çfarë ka”, ka shkruar artistja me origjinë nga Kosova në mbishkrimin e videos së rishpërndarë.

Të ngjashme