Vjosa Osmani takon Dua Lipën, Yllka Gashin dhe Blerta Bashollin në Washington DC

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.

Ajo do të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe muzikantja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ecila do të nderohet në këtë mbrëmje me çmimin e artistes së shquar për vitin 2021.

E teksa ndodhet në Washington DC., presidentja Osmani është takuar nga afër me artisten Lipa dhe gjithashtu me regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bahsollin, dhe aktoren kryesore të filmit, Yllka Gashi.

“Zgjoi” po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në ShBA dhe ka arritur tashmë në Washington DC për komunitetin shqiptar atje, por edhe për audiencën globale.

Ka qenë faqja e fondacionit, Sunny Hill News, ajo e cila ka publikuar disa fotografi nga takimi i katër femrave të njohura të Kosovës në Amerikë.

Të ngjashme