Vlerësohet lart performanca e Katy Perryt në inaugurimin e Joe Biden

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Katy Perry ka pranuar komente pozitive për performancën e mbrëmshme.

Të mërkurën u bë inaugurimi i presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shkruan lajmi.net.

Në inaugurimin e Biden morën pjesë edhe emra të njohur, përfshirë Lady Gaga, Jennifer Lopez, Katy Perry, Tom Hanks, e të tjerë.

Katy Perry perofrmoi në kohën kur u bë ndezja e fishekzjarreve pas hyjres së Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Artistja dhuroi performancë madhështore teksa interpretoi këngën “Fireworks”, ndërsa u vlerësua lart për këtë performancë.

Katy mori komente të panumërta, ku si fansat ashtu edhe artistët, e vlerësuan me nota pozitive interpretimin e saj. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme