Vlora Çitaku uron Rita Orën për ditëlindjen e 30-të

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Çitaku zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar artisten për ditëlindjen e 30-të.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 30-të.

Natyrisht që në adresë të Ritës në këtë ditë kanë shkuar urime e dhurata të shumta, si nga familja, ashtu edhe nga fansat, miqtë e shoqëria.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e uroi këngëtaren me anë të një fotografie me çiftin Obama.

“Urime ditëlindjen Rita ORa. Një shpirt i bukur që vazhdon të sjellë kaq shumë gëzim për të gjithë ne! Vazhdo të shkëlqesh”, ka shkruar ajo.

Në këtë ditë, Rita shpalosi fotosesionin e ri, të cilin e ka realizuar për “Numero Berlin”, ku erdhi tejet joshëse.

Të ngjashme