Vogue: Dua Lipa në mesin e 25 femrave më me ndikim në botë

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 13:52 | Nga

Revista Vouge e ka renditur Dua Lipën në mesin e 25 femrave më me ndikim në botë.

Dua Lipa është cilësuar si femra më e transmetuar në Britani në vitin e kaluar.

“12 muajt e kaluar kanë bërë që Dua Lipa të kalojë nga një këngëtarë më pak e njohur, në një yll që i mbush stadiumet.

Lipa bëri historinë e britanikëve në shkurt, kur ajo u bë artistja e parë që mori pesë nominime për një natë.

Ajo gjithashtu cilësohet si përcaktuese e kulturës.

Kënga e saj “New Rules” është cilësuar si himn i fuqizimit të gruas, dhe ka pasur më shumë se një miliard shikime në YouTube”, shkruan Vogue, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme