Von der Leyen: Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e lumtur që ka takuar këngëtaren e famshme botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, në ceremoninë e Këshillit Atlantik në Amerikë, njofton Klankosova.tv.

Von der Leyen postoi një fotografi krah Lipës, duke i thënë se ka ndikim shumë të madh në botë.

“Shumë e lumtur që takova Dua Lipën në Këshillin Atlantik, çmimet e lidershipit. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë”, tha presidentja e Komisionit Evropian në Twitter.

Të ngjashme