Vonohet “Deadpool 3”, fajësohet “Marvel”

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Krijuesi i filmave “Deadpool”, Rob Liefeld, e ka fajësuar studion “Marvel” për vonimin e fillimit të punës rreth vazhdimit të tretë të këtij projekti.

“Deadpool 2” ishte lansuar në vitin 2018, derisa në dhjetor të vitit të kaluar protagonist i këtij filmi, Ryan Reynolds, e kishte konfirmuar lajmin se filmi i tretë ishte në realizim e sipër nga studioja “Marvel”.

Duke folur për vazhdimin e tretë të këtij projekti, të cilin definitivisht e kishte paralajmëruar për fillim të vitit 2019, krijuesi Rob Liefeld e fajësoi studion e famshme “Marvel” për vonesat e vazhdueshme. “Marvel” është përfshirë në realizimin e filmave “Deadpool”, pasi studioja prapa realizimit të tyre, “Fox”, u ble nga kompania “Disney”, transmeton Koha.

Ndërkaq, ylli hollywoodian, Ryan Reynolds citohet të ketë thënë: “Po, bashkë me tërë ekipin aktualisht jemi duke punuar rreth këtij filmi”.

Tutje ai e konfirmoi se ky projekt po realizohej nga studioja “Marvel”, duke thënë se po ndihej si një yll i ligave të larta dhe se e gjithë kjo eksperiencë po i duket paksa çmenduri.

Në të kaluarën, Reynolds kishte deklaruar që beson se filmi “Deadpool 3” do të ketë kah tërësisht ndryshe nga dy filmat e kaluar.

Së fundmi, producentët e filmit “Deadpool 2” u gjobitën me afërsisht 300 mijë dollarë, rreth një incidenti që kishte ndodhur në sheshin e xhirimeve, me ç’rast kishte vdekur një kaskadere. Joi Harris vdiq si pasojë e një aksidenti me motoçikletë gjatë xhirimit të një skene të filmit, në Vancouver në gusht të vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme