Wanda Nara zhvishet, i përgjigjet trajnerit që kërkoi nga lojtarët “seks pa përpjekje”

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Wanda Nara ka postuar shpesh foto provokuese për 7.1 milionë ndjekësat e saj në Instagram por tashmë gruaja e yllit të PSG Mauro Icardi, ka tejkaluar veten me imazhin e fundit të shpërndarë në rrjet.

Bukuroshja që vepron gjithashtu si përfaqësuesja ligjore e burrit futbollist, ka lënë shumë pak për imagjinatën me postimin e fundit.

Me foton nga banjo e saj në shtëpinë a saj në Paris, argjentinasja 33-vjeçare përdor vetëm krahun e saj për të mbuluar asetet e sipërme impresionuese.

Bashkë me foton e nxehtë Nara komentonte: “Gjithçka ka mbetur është tashmë dimri…”

Tashmë besohet se AC Milan kërkojnë të marrin Icardin nga PSG, i cili ka shkelqyer më parë në Seria A dhe nuk po gjen hapësira në kamionatin francez të Ligue 1. Wanda kohët e fundit ka folur ashpër për këtë dhe për trajnerin e Interit, Antonio Conte, kur ai tha se lojtarët duhet të përdorin sa më pak energji kur bëjnë seks me gratë.

Kur Conte këshilloi lojtarët e tij të bëjnë seks me përpjekjet minimale fizike dhe mundësisht “poshtë partnereve të tyre”, Wanda tha se kjo nuk zgjidh gjë pasi gjithsesi çështja zgjat vetëm disa sekonda.

Të ngjashme