Wendy Williams po largohet përkohësisht nga emisioni i saj televiziv

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesja e njohur televizive, Wendy Williams, po largohet përkohësisht nga emisioni “The Wendy Williams Show” për shkak të sëmundjes së njohur me emrin Graves.

Ylli 55-vjeçar i ekranit kishte vazhduar ta realizojë këtë shou nga shtëpia, gjatë kësaj periudhe të karantinës por tani e ka konfirmuar lajmin se emisioni mjaft i ndjekur në Amerikë, do të pezullohet për ca kohë për shkak të problemeve të saja shëndetësore, që lidhen me sëmundjen e autoimune me të cilën ishte diagnostikuar në vitin 2018, transmeton Koha.

Një zëdhënës i prezantueses citohet të ketë thënë: “Së fundmi, Wendy është ballafaquar me simptomat e sëmundjes ‘Graves’ e cila po i shkakton lodhje të madhe. Dhe me këshillat e mjekut të saj si dhe si masë parandaluese, ajo ka vendosur të largohet për pak kohë nga puna për t’u fokusuar në trajtimin e duhur për gjendjen e saj. Mezi presim ta mirëpresim atë në ekran dhe ta vazhdojmë transmetimin e emisionit.”

Para dy vjetësh, Wendy i falënderoi shikuesit e saj që e kishin paralajmëruar për simptomat e sëmundjes Graves, çka kishte bërë që ajo të diagnostikohej në kohë dhe për çka iu desh të mungojë në emisionin e saj për tri javë. Williams gjatë asaj kohe ishte fokusuar edhe në trajtimin nga hipertiroidet.

Ndërkaq në fillim të këtij muaji, Wendy Williams, e cila tash e ca kohë është në kërkim të një të dashuri, pasi në janar e finalizoi shkurorëzimin nga ish-bashkëshorti, Kevin Hunter, tregoi se e ka pezulluar jetën e saj private për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme