Whitney Huston u abuzua seksualisht nga kushërira

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 14:41 | Nga

Një dokumentar i ri ku portretizohet këngëtarja Whitney Huston, ka shfaqur informacione që tregojnë se kushërira e saj Dee Dee Warwick kishte abuzuar seksualisht me këngëtaren.

Gjysme-vëllai i Houston dhe asistentja e saj Mary Jones, që të dy kanë shfaqur pretendime të tilla kundër Dee Dee, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2008.

Dee Dee Warwick është motra e vogël e këngëtares së muzikës soul Dionne Warwick, dhe mbesa e nënës s Huston.

Filmi “Whitney” është realizuar me regji te skocezit Kevin Macdonald, dhe debutoi në Kanë mbrëmjen e së mërkurës.

Whitney Houston, e cila kishte shitur miliona incizime dhe kishte realizuar hite si “I Will Always Love You” dhe “I Wanna Dance With Somebody”, ndërroi jetë në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme