William dhe Harry zbulojnë statujën e Princeshës Diana

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Princi William dhe Harry kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet pasi të enjten u shfaqën së bashku për të zbuluar një statujë që nderon nënën e tyre, Diana, Princeshën e Uellsit në Pallatin Kensington.

Statuja – e cila u porosit fillimisht në 2017 në 20 vjetorin e vdekjes së saj – u zbulua në një ceremoni në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 60-të e Dianas.

Djemtë e saj në ngjarjen e së enjtes u shfaqën duke biseduar me njëri-tjetrin gjatë hyrjes në kopsht, përpara se të përshëndetëshin me të afërmit përfshirë edhe vëllezërit e motrat e nënës së tyre, Lady Sarah McCorquodale, Lady Jane Fellowes dhe Earl Spencer.

Gjithashtu i pranishëm ishte skulptori i statujës, Ian Rank-Broadley, projektuesi i kopshtit Pip Morrison si dhe anëtarët e komitetit të statujës.

Ndërkohë, as Duka i Kembrixhit dhe as Duka i Sussexit nuk mbajtën ndonjë fjalim gjatë ceremonisë.

Të ngjashme