William dhe Kate Middleton ishin të parët që i uruan ditëlindjen e 40-të kunatës Meghan Markle

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Mbretëresha, Princi Charles dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë ndarë të gjithë urime për Meghan Markle në ditëlindjen e saj të 40-të.

Llogaria e Familjes Mbretërore në Instagram, e drejtuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që publikoi në Instagram dhe Twitter një postim, duke ndarë tri fotografi të Meghanit së bashku me mesazhin: “Duke i uruar Dukeshës së Sussex-it një ditëlindje shumë të lumtur sot!”.

Njëra nga fotografitë e tregon Mbretëreshën, 95 vjeçe dhe Meghanin duke buzëqeshur në ndejën e tyre të parë dhe të vetme të përbashkët në qershor të vitit 2018, shkruan DailyMail.

Brenda pak minutash, Princi William dhe Kate Middleton dhe Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall shtuan mesazhet e tyre të ditëlindjes.

Fansat mbretërorë vlerësuan vendimin “dashamirës” dhe “dinjitoz” për urimet e publikuara në rrjetet sociale, pavarësisht kritikave të fundit të Harryt dhe Meghan ndaj familjes mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit zgjodhën një fotografi të Meghanit nga turneu mbretëror i saj dhe Harryt në Australi në tetor të vitit 2018.

Të ngjashme