William Shatner e përmbyll shkurorëzimin me gruan e katërt

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

William Shatner është përsëri beqar pasi e përmbylli shkurorëzimin me ish-bashkëshorten e tij, Elizabeth.

Çifti ishte i martuar për 18 vjet, por falë një marrëveshjeje paramartesore, aktori do të mund t’i mbajë paratë të cilat i fitoi si ikona e Star Trek para se të martohej, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga The Blast.

Avokatja e njohur e shkurorëzimeve Laura Wasser e përfaqësoi yllin 88-vjeçar, shkruan KOHA Ditore.

Elizabeth, e cila ishte bashkëshortja e katërt e Shatner, u nda nga aktori vitin e kaluar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme