Xheloze se nuk e ftuan në dasmë? Ja ç’shkruan Enca për dasmat e VIP-ave

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 20:30 | Nga

Kjo verë përveç temperaturave ekstremisht të larta, do të mbahet mend edhe si sezoni i dasmave të VIP-ave.

Shumë çifte të Show Bizit shqiptar i kanë dhënë fund beqarisë së tyre. Edhe nëse nuk keni qenë të ftuar, nuk ju ka shpëtuar asnjë moment nga dasmat e tyre pasi të ftuarit VIP kanë filmuar momentet pikante të ceremonive.

Pas dasmës së Orindës dhe Turit, Besit dhe Xhensilës, dasmës së shumëpritur të Marinës dhe Geti, paskemi pasur edhe dasmën e Encës. Apo jo?

Të paktën kështu na thotë Enca në një postim të saj në rrjetet sociale.

“Me gjithë këto dasma që po bëhen, kam nisur të mendoj për veten. E dini çfarë… askush nuk do ta dijë kur unë të martohem. Mbase unë jam martuar qëkur dhe askush prej jush s’e di,– shkruan ajo në postim në  Instastory.

Mos është kjo një xhelozi nga ana e Encës, sepsa mesa kemi parë ajo nuk ka qenë e ftuar në asnjë nga dasmat? Hmm nuk e dimë…Enca është paksa e vështirë për “t’u lexuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme