Xheni publikon momentet më të bukura me Benardin

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Pak javë më parë ish-banorja e ‘Big Brother’, Xheni Mhillaj konfirmoi me anë të një fotoje se historia e dashurisë me Benardin vazhdonte. Ndonëse është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes së mediave këtë raport, Xheni nuk ka mundur të qëndrojë pa ndarë me ndjekësit një foto mjaft të bukur me Benardin, ku shfaqen në natyrë. Mhillaj e ka etiketuar partnerin në këtë postim, shoqëruar dhe me disa emoji zemrash. Siç duket dyshja është duke kaluar momentet më të bukura pranë njëri-tjetrit ndaj dhe kanë ndarë këto poza në ‘Instagram’.

Kujtojmë se Xheni ka pohuar disa herë se ndihet shumë e dashuruar dhe kjo është arsyeja pse ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri.

Të ngjashme