Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin e prindërve dhe të atin

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”. Xhensila e ka hapur zemrën si asnjëherë tjetër, duke rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë kurrë më parë.

Prindërit e këngëtares janë ndarë para shumë vitesh dhe ajo është rritur pa të atin. Xhensila foli për herë të parë për të, duke treguar se pavarësisht të gjithave e do shumë. Për të është e rëndësishme që të jenë të dy të lumtur.

“Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babain e dua shumë”, tha Xhensila.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme