Xhensila Myrtezaj mahnit me fotografitë e fundit

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe tashmë sipërmarrësja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron 1.7 milion ndjekës, ndërsa shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme.

Duke qenë se muajve të fundit i është përkushtuar në masë të madhe palestrës, ajo në pozat e reja ka vënë në fokus linjat trupore.

Nëna e një vajze ka mahnitur me fizikun trupor në fustanin e bardhë duke ia bashkangjitur edhe një pelerinë me nuance të ngjyrës së gjelbër.

“Nëse nuk mund ta gjesh diellin, bëhu diell”, ka qenë përshkrimi i postimit.

Komplimentet ndërkohë nuk munguan në hapësirën për komente, duke e përgëzuar për format trupore e paraqitjen atraktive.

Ajo është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “Prit Pak”, që e solli javë më parë në bashkëpunim me reperin Lumi B.

Të ngjashme