Xhensila Myrtezaj nuk i kursen imazhet me dukje natyrale

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Ajo është ndër artistet shqiptare që pëlqehet në masë të madhe për stilin që ka.

Bëhet fjalë për bukuroshen brune, Xhensila Myrtezaj, e cila nuk ka qenë aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Ndërkaq, ajo njihet edhe për bukurinë dhe linjat e formësuara trupore, për të cilat komentohet nga fansat e saj.

(Foto: Instagram)

Por, Xhensila nuk e ka problem që të shfaqet me dukje natyrale, ashtu siç ka bërë në një postim të fundit në rrjetin social Instagram.

E veshur në mënyrë sportive, artistja është parë e ulur në një karrige, teksa pozonte para kamerës.

“Çkado që është e mirë për shpirtin tuaj, bëjeni”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Vlen të përmendet se projekti i saj fundit mbetet “Panorama”, që erdhi në bashkëpunim me Ardian Bujupin. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme