Yll Limani bën tatuazh të ri dhe ia dedikon muzikës

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale.

Ai shpesh publikon imazhe e video të ndryshme me fansat duke mos munguar edhe me disa gjëra nga përditshmëria.

Përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory, krijuesi i hitit “Buzët e kuqe” ka bërë një notë muzikore duke e përcjellë me një ‘emoji’ duke buzëqeshur.

Kjo vjen pasi Ylli tashmë e ka dëshmuar se është shumë i lidhur me muzikën, meqenëse është një nga yjet më të kërkuar në treg.

I njëjti edhe këtë vit ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje e koncerte, derisa solli një sërë këngësh të suksesshme.

Të ngjashme