Yll Limani këndon bashkë me fansen e vogël në skenë

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Yll Limani është një prej këngëtarëve që ka ditur më së miri si të rrëmbejë zemrat me projektet e tij që pëlqehen nga çdo moshë.

Këngëtari i cili të dielën ka performuar në qytetin e Beratit në Shqipëri, ku është organizuar festë e madhe e quajtur “Wine & Stories of Berat”, është surprizuar nga një vajzë e vogël, e cila dinte këngën e Yllit dhe këndoi në skenë bashkë me të.

Ata e kënduan bashkë, këngën “Lshoja Zanin” të cilën Ylli e ka publikuar në dhjetor të vitit 2021, si pjesë e “mini-albumit” që solli.

Të ngjashme