Ylli i Hollywoodit, John Travolta, e ka ndryshuar shumë stilin për filmin e ri

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Aktori John Travolta (65) duket i panjohshëm në rolin e ri në filmin ‘The Fanatic’. Shumë adhurues të aktorit hollivudian në shikim të parë derisa e shikuan trailerin nuk e kuptuan se bëhej fjalë për të.

Në filmin e ardhshëm, Travolta e luan Moose, adhuruesin më të madh të yllit të filmave fanta-shkencor Hunter Dunbar, të cilin e luan Devon Sawa (40). Ai është i obsesionuar me të deri në atë masë sa që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta marrë autografin e tij.

Kur më në fund e merr adresën dhe i shfaqet Hunterit përpara derës, reagimi i nevrikosur i idolit të tij e nxitë në të një dëshirë për hakmarrje, pastaj gjërat fillojnë të marrin tone gjithnjë e më të errëta…

“Hej, nuk mund të shfaqesh ashtu papritmas në pronën time private! Dëgjo, plako, nuk di si më ke gjetur, por nuk dua të të shoh kurrë më në këtë pronë”, – e kërcënoi Hunter adhuruesin e çmendur, pa e ditur se çfarë do t’i ndodhte pas kësaj.

Këto ditë është publikuar traileri i filmit, ndërsa në kinematë amerikane filmi mbërrin në fund të gushtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme