Ylli i serialit televiziv “Sex and the City” tani duket e panjohshme

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Kim Cattrall u bë e famshme me rolin e femrës “fatale” Samantha Jones në serinë ‘Sex and the City”. Ajo e tërhoqi vëmendjen me pamje, si në seri ashtu edhe jashtë setit.

Personazhi i saj kontrovers ishte i njohur për ndryshimin e shpeshtë të partnerëve seksualë. Megjithatë, vitet e bënë të veten, ndërsa Kim tani duket e panjohshme, gjë që e tregojnë fotot e fundit në Instagram.

Përndryshe, aktorja shpesh ka theksuar në intervista se i kushton kujdes pamjes, ndërsa me shaka thoshte se është në dietë që nga viti 1974, shkruan KOHA Ditore.

“Më pëlqen të ha, ndërsa nga konstruksioni nuk jam e dobët natyrale, sidomos në këtë moshë dhe prandaj më duhet t’i kushtoj vëmendje të ushqyerit. Prandaj kurrë nuk ha ëmbëlsirë pas ushqimit, sepse e di se sa është e vështirë ta humbësh atë peshë shtesë”, – tha ajo vitin e kaluar në një intervistë.

Në atë kohë ajo e pranoi edhe se nuk i ishte nënshtruar operimeve estetike që të duket më e re, por se vërtetë ka kujdes për fytyrën e saj.

“Miqtë e mi nuk më perceptojnë si seks bombë, ata e dinë shumë mirë se kush jam dhe sa shumë dalloj nga personazhet që i kam luajtur”, – tha Kim në të njëjtën intervistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme