Ylli italian refuzohet nga Victoria’s Secret

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 09:36 | Nga

Bianca Balti është një ndër modelet më të famshme italiane. Me një karrierë 15- vjeçare, muza e Dolce&Gabannas ka sfiluar më parë për Victoria’s Secret, në sfilatën e 2005-ës.

Por këtë herë, s’ia qëlloi në audicionet për shfaqjen e madhe të modës që Victoria’s Secret mban çdo dhjetor.

Spektakli me modelet më të njohura, performanca nga artistët e momentit është një ëndërr për sirtar edhe për veteranet, kështu që Bianca Balti doli kokulur nga provat përzgjedhëse.

Ajo postoi në Instagram një foto që thotë se shpjegon pamjen që kishte kur i thanë se s’ishte pranuar. Me të ecurën prej modeleje me përvojë, Balti mban kokën lart me një vështrim të trishtë.

“Kjo është fytyra ime “s`e fitova”.

Urime të gjitha vajzave që do të jenë në spektaklin e Victoria’s Secret 2017!”, shkruan ajo.

Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Candice Swanepoel dhe të tjerë engjëj të njohur të Victoria’s Secret e kanë në xhep parakalimin në spektaklin më të famshëm të të brendshmeve në botë. Të tjerat, duhet të presin radhën dhe të kafshojnë gjuhën.

View this post on Instagram

Who said that models cannot get a tan?!?

A post shared by Bianca Balti (@biancabalti) on

View this post on Instagram

Out and about ?

A post shared by Bianca Balti (@biancabalti) on

View this post on Instagram

Fairy dust ? #OVSpeople #OVSss17 #ad

A post shared by Bianca Balti (@biancabalti) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme