Ylli i Trumpit në “Walk of Fame” shkatërrohet me kazmë

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 18:33 | Nga

Ylli i presidentit amerikan, Donald Trump në “Wolk of Fame” në Hollywood është shkatërruar plotësisht me kazmë, sipas oficerit të policisë së Los Angelesit, Ray Brown, raporton CNN.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës, transmeton Koha.net.

Policia ka thënë se një i dyshuar është në mbajtje dhe po intervistohet.

Ylli i Trumpit në “Walk of Fame” edhe më parë ka qenë “pre” e vandalizmit dhe protestave që kur ai kishte hyrë në politikë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme