Young e padit Trumpin për përdorimin e këngëve në fushatë

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Neil Young po e padit fushatën e rizgjedhjes së Donald Trumpit për përdorimin e këngëve të tij pa leje, në mënyrë të përsëritur.

Ylli i rokut thotë se presidenti i SHBA-së ka shkelur të drejtat e autorit duke lëshuar këngët e tij në tubime politike. Kanadezi ka kundërshtuar përdorimin e shprehjes ‘‘Lëkundje në botën e lirë dhe trotuaret e djajve’’, për atë që ai e quajti ‘’fushatë joamerikane e urrejtjes dhe injorancës’’.

Fushata e Trumpit akoma nuk e ka komentuar ngjarjen.

Young tha se ai është ankuar për përdorimin e muzikës së tij nga Trump, që nga viti 2015. Por, është injoruar ‘’me dashje’’, shkruan KOHA.

Këngëtari, që tani është zyrtarisht qytetar i SHBA-së, pasi ka jetuar në vend me dekada, po kërkon dëme deri në 150 mijë dollarë për shkelje.

Këto përfshijnë tubimin e Trumpit në Tulsa, Oklahoma, në qershor, dhe vizitën e presidentit të SHBA-së në Mount Rushmore në korrik.

“Kjo ankesë nuk është aspak për të mos respektuar të drejtën dhe mendimin e qytetarëve amerikanë, të cilët janë të lirë të mbrojnë kandidatin që e zgjedhin”, shkroi avokati i Youngut në dokumentin, që është postuar në faqen e këngëtarit.

“Megjithatë, paditësi me vetëdije të plotë nuk mund ta lejojë përdorimin e muzikës së tij si ‘këngë hyrëse’, në një fushatë përçarëse joamerikane që shpërndan urrejtje dhe injorancë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme