Young Zerka do të performojë krah këngëtarit me famë botërore në Rumani

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 13:21 | Nga

Pak javë më parë u publikua “Belly Dancer” e Faydee në bashkëpunim me Young Zerka.

Projekti u mirëprit dhe mori mijëra pëlqime në youtube.

Pas këtij suksesi, Young Zerka do të performojë më 22 qershor në Rumani krah Faydee dhe këngëtarit francez, Maitre Gims.

Lajmin e bëri të ditur vetë Young Zerka përmes një fotografie nën të cilën edhe i etiketoi këngëtaret.

Përveç këtij lajmi, Zerka zbuloi se është në përgatitje të një kënge tjetër të re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme