Zaimina Vasjari dhe Irkenc Hyka paralajmërojnë këngën e re, sjellin pamje nga xhirimet e klipit

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Ajo vetëm pak javë më parë bëri rikthimin në skenën muzikore shqiptare me projektin e ri “Vetes”.

Fjala është për artisten nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, e cila bëri një rikthim pas katër vitesh pauzë.

Së fundmi, u njoftua se këngëtarja po vjen në një bashkëpunim me artistin Irkenc Hyka.

Ky i fundit bëri të ditur lajmin dhe ndau disa pamje nga xhirimet e videoklipit të ri.

Të njëjtit siç paralajmërojnë pritet të vijnë së shpejti dhe nëna e një vajze mori gjithë vëmendjen me dukjen ekstravagante.

Ndërkaq, klipin ia kanë besuar produksionit të njohur ‘Max Production’.

Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes së famshme, i cili besohet se do pritet mirë edhe nga publiku. 

Të ngjashme