Zaimina Vasjari i rikthehet muzikës, publikon këngën e re “Vetes”

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Ka disa vite që ishte tërhequr nga muzika, por më në fund është rikthyer!

Këngëtarja e njohur shqiptare Zaimina Vasjari, shënoi rikthimin e saj në muzikë me publikimin e projektit të saj më të ri muzikor “Vetes”.

Bëhet fjalë për një këngë verore, e cila është punuar nga producenti Irkenc Hyka.

Ky i fundit ka shrkaur edhe vargjet e tekstit në bashkëpunim me tekstshkruesin Endrit Mumajesi – MUMA.

“Vetes” u publikua në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft atraktiv, të xhiruar në bregdetin shqiptar.

Zaimina si gjithmonë nuk zhgënjeu fansat me paraqitjen e saj tërheqëse dhe provokuese në klip, duke u dukur mjaft me stil dhe vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production. 

Të ngjashme