Zaimina Vasjari thekson tiparet e bujshme trupore përmes fustanit të ngushtë

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, gjithmonë shkëlqen me paraqitjet e saj.

Për vite me radhë sa ka qëndruar në skenën muzikore, ajo është munduar të kurojë secilin detaj në dukje.

Të tilla imazhe të shkrepura nga ana e saj janë parë në rrjete sociale, ndërsa fansat gjithmonë shfaqin mbështetje ndaj saj.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka publikuar një fotografi, ndërsa ka vënë në fokus tiparet e bujshme trupore.

Fustani i ngushtë me ngjyrë rozë i rrinte për mrekulli, ndërsa edhe flokët e makijazhin i pati tejet profesionale.

Pozat nga artistja gjithmonë komentohen për të mira, teksa vihet në pah edhe bukuria.

Para gjashtë muajsh ajo solli në treg këngën “Vetes”, që u pëlqye nga adhuruesit e muzikës së saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme