Zajmina Vasjari shfaqet publikisht me partnerin!

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 20:37 | Nga

Shumë u munduan ta kishin një foto të Zajmina Vasjarit bashkë me të fejuarin misterioz dhe nuk munën por tani mund t’i shikoni në këtë foto…

Prej shumë vitesh bashkë, marrëdhënia e Zajmina Vasjarit dhe të dashurit të saj do të kishte një “fund përrallash “ këtë shkurt, kur ai i propozoi në Maldive. Edhe pse vitin që shkoi ata patën një ndarje, çifti u kthye prapë pas plot 10 vitesh bashkë. Megjithatë, identiteti i tij ka qenë gjithmonë i fshehur dhe Zajmina nuk e ka prezantuar në fotot e saj në rrjetet sociale.

Por pak me parë u mësua se ai quhet Klodian, dhe merret me biznesin e ndërtimeve. Në fotot e publikuara, ai u dallua nga i njëjti tatuazh në krah që duket edhe në një foto të publikuar kohë më parë nga Zajmina në Instagram.

Edhe pse në media deri më tani nuk ka asnjë foto të tyre bashkë ku dhe fytyrat e tyre shihen qartë, por emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv ka siguruar këto foto të çiftit ku shihen gjatë ditëlindjes së këngëtares seksi. Ishte dikush që pa dashur e “tradhëtoi” Zajminën dhe ishte miku i saj më i ngushtë, balerini i famshëm  Graciano Tagani.

Në ditëlindjen e shoqes së tij të zemrës, Graciano ka bërë disa video në ‘Instastory’ ku uronte Zaiminën por pa dashur zbuloi një sekret që Zajmina nuk e ka dashur ta bëjë publike tek media, partnerin e saj. Dhe në foto duke mjaft qartë sesi Zajmina dhe Klodiani (partneri i saj)  qëndrojnë në fillim të tavolinës gjatë ditëlindjes së saj. Edhe pse të tjerët kanë ditur ta ruajnë atë nga kamera, por nga emocionet e ditëlindjes Graciano nuk mundi dot.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme