Zanfina Ismaili kapet mat me të dashurin e ri

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 10:55 | Nga

Para disa kohësh u bë publike ndarja mes Zanfinës dhe të dashurit të saj, lidhjes shumëvjeçare i erdhi dhe fundi, siç ka thënë në një intervistë dhe vetë Zanfina “asgjë nuk zgjat përgjithmonë”. Ajo po mundohet me mish e shpirt ta ruajë privatësinë e saj dhe ta mbajë larg medieve, por siç duket nuk po i shkon siç e ka menduar Ismaili.

“Prive.al” ka bërë publike një video të Zanfines ku duket në shoqërinë e një mashkulli në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë. Afërsia e tyre shihet shumë qartë në këtë video, por nuk dihet se a është ndonjë familjar i saj, mik ose bëhet fjalë për ndonjë lidhje të re të Zanfinës.

Sipas disa dëshmitarëve për “Prive.al”, nuk është hera e parë që dyshja shihen së bashku, pasi që dyshja frekuenton shpesh kompleksin banesor të ri në “Arbëri”. Përkundër kësaj lidhjeje e lidhjes së mëhershme të Zanfinës, asnjëherë nuk është përfolur në medie për romancat e saj, por që është beqare këtë e dimë tash, dhe se a ka ndonjë lidhje me këtë mashkullin misterioz mbetet të shihet në ditët në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme