Zayn Malik shqetëson fansat, tymos dhe përdor alkool në mëngjesin e hershëm

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Zayn Malik në një paraqitje të fundit ka shqetësuar me mijëra fansa anembanë botës.

Kjo pasi, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka shpërndarë disa imazhe ku shihet duke tymosur dhe përdorur alkool, shkruan Mirror.

28-vjeçari u pa në gjendje të tillë gjatë orës gjashtë të mëngjesit në New York, aty ku pretendohet se po jeton.

Ai u shfaq njëherë duke pirë një shihe birrë dhe duke ngrënë pica, teksa më vonë shkrepi edhe një cigare.

Po ashtu, Malik shihej duke u argëtuar nën tingujt e muzikës së tij, nga albumi më i ri “Nobody Is Listening”.

Ndërkohë, fansat jo vetëm që u brengosën për këngëtarin, por edhe për vogëlushen e tij. Të tilla komente ishin se si ai nuk po mendon që vajza e tij është duke fjetur në dhomën tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme