Zayn në sherr me një reper

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 18:58 | Nga

Më herët këtë muaj Zayn Malik dhe reperi Party Next Door realizuan bashkëpunimin Still Got Time.

Por javë pasi që ata kishin bashkuar forcat e tyre muzikore, duket se janë ndarë keq.

Brenda natës, reperi vendosi të mos e ndjekë më Zayn në Twitter dhe Instagram.

Ai madje kishte fshirë çdo zhurmë të Zayn Malik në faqen e tij, përfshirë edhe postimet promovuese.

As në YouTube nuk janë më videot e këngëve, e po ashtu as në Spotify.

Zayn nuk ka vepruar kështu karshi tij, dhe spekulohet se ajo që e shtyri reperin ta bëjë këtë ishte dështimi i këngës së tyre Still Got Time.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme