Zbulohet çka biseduan në takimin e tyre Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie

BEVERLY HILLS, UNITED STATES: US actor Brad Pitt (R) and his wife, actress Jennifer Aniston arrive at the 59th Annual Golden Globe Awards in Beverly Hills, CA, 20 January 2002. AFP PHOTO/Lucy Nicholson (Photo credit should read LUCY NICHOLSON/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 24 Maj 2021 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Kur bëhet fjalë për dashurinë, jeta nuk ka qenë aspak e lehtë për aktoren Jennifer Aniston, e cila ka dy martesa të dështuara pas saj.

Jennifer Aniston u martua për herë të parë me aktorin Brad Pitt në vitin 2000, dhe martesa e tyre zgjati pesë vjet. Arsyeja e divorcit, siç e dinë të gjithë, ishte aktorja Angelina Jolie, me të cilën Brad u dashurua gjatë xhirimeve të “Mr. and Mrs. Smith”. Nuk është sekret se Anistonit iu desh shumë kohë për ta kapërcyer atë, por vetëm kohët e fundit u zbuluan disa detaje të reja nga ajo periudhë, siç ishte takimi mes dy grave.

Gjegjësisht, kur Jennifer bisedoi me “Vanity Fair” për këtë periudhë të jetës së saj, ajo zbuloi se vetëm një herë ishte takuar me kolegen e saj Angelina, e cila është shtatë vjet më e re, në parkingun ku u filmua seriali “Friends”. Kjo ishte në 2004, para se të fillonte xhirimi i “Mr. and Mrs. Smith”, në të cilin luanin burri i saj i atëhershëm Brad dhe Angelina.
Jennifer tha se ajo u ndal kur pa Angelinën, për t’u prezantuar me të, pastaj ajo i tha asaj:

Brad është shumë i ngazëllyer për të punuar me ju. Shpresoj të keni një kohë të mirë.

Ajo nuk kishte dyshim se takimi i Angelina dhe Brad do të shënonte fundin e martesës së saj dhe fillimin e historisë së tyre të dashurisë. Por edhe sot, pas një kohe të gjatë, njeriu mund të ndjehet i trishtuar për shkak të komentit që ajo ia bëri “rivales” të saj, duke mos ditur as që ajo ishte një e tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme