Zbulohet dhurata që Ben Affleck ia bëri Jennifer Lopezit

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Ben Affleck ka bërë dhuratë prej 45 mijë dollarë për të dashurën e tij Jennifer Lopez, derisa sot është treguar se si e ka projektuar aktori dashurinë dhe si u bë lajm varësja e JLo

Aktori (48) i ka bashkuar forcat argjendarin e njohur amerikane që është themeluar nga Beth Bugdaycay dhe Murat Bugdaycay për të ndërtuar një qafore që simbolizon dashurinë e tyre.

Çifti kanë qenë për pushime në Europë, ku e kanë çimentuar dhe rinuar romancën e tyre të dashurisë – me Ben që duket se kësaj here është jashtëzakonisht i dashuruar.

Jennifer ka bërë bujë nëpër mediat botërore kur më 24 korrik shpërndau disa fotografi në bikine, ku tregonte asetet e saj por ajo mori vëmendje për shkak të bizhuterisë që kishte vënë atë.

Në tërë këtë bizhuteri ka një zinxhir të madh, të stilizuar në shumë forma, një çelës, emrin e Ben, zemra dhe zbukurime të ndryshme, një busullë të brendshme, karma, pasion dhe shumë gjëra të tjera.

“Ben dëshironte t’i dizajnohet asaj një gjë shumë speciale për ditëlindjen e saj. Ai dëshironte që të përfshinte në të një tregim të kuptueshëm më së shumti nga ajo”, ka thënë Beth për revistën “The Adventurine”. /GazetaExpress/

Të ngjashme