Zbulohet emri i vajzës së Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 09:01 | Nga

Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Fëmija ka lindur para dy javësh, mirëpo e kanë mbajtur lajmin të fshehtë, njofton revista People.

Por, sot mediat raportojnë se modelja 32-vjeçare lindi një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Lea de Seine Reine Shayk Cooper

“Ata janë shumë të emocionuar dhe ndjehen të bekuar”, ka thënë një burim për E! News.

Bradley dhe Irina u larguan me vajzën e tyre të porsalindur gjatë fundjavës për një shëtitje rreth Venecia Beach të Kalifornisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme